Tabaku: Korrupsioni shqetësimi parësor i qytetarëve

Ne komisionin e Ligjeve, deputetja Jorida Tabaku prezantoi ndryshimet e propozuara ne dy projektligje “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik” si dhe ne projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr.125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar”.

“Se pari, puna e këshilltareve te PD pas komisionit hetimor te inceneratoreve ka qene e fokusuar për ti dhënë zgjidhje gjithë problematikave qe kane, duke dal atje dhe filluam me propozime me paktën me 5 ligje. Fillon me ligjin për komisionet hetimore dhe 4 ligje te tjera; PPP, koncesionet, ligji për investitorët strategjike dhe ligji për rregullimin e territorit. Te gjitha me elemente qe u hasen gjate punës se komisionit. Duke diskutuar shqetësimin qe ka sot per korrupsionin, qe fatkeqësisht une jam edhe ne pozicionin e kryetares se komisionit te Integrimit dhe nuk me vjen fare mire kur e diskutoj korrupsionin te normalizuar ashtu siç është përhapur tashme.

Por edhe kur shikojmë faktin qe Shqipëria ka rene me 27 vende ne Indeksin e TIA nga 2016.Kur kemi 12 ligje te cilat konsiderohen ligje për kapjen e shtetit te miratuar nga Parlamenti. Kur shikojmë situatën me pastrimin e paravr, ku fatkeqësisht ditën e premte, megjithëse nga monitorimi Shqipëria mbeti serish ne monitorim per çështjen e pastrimit te parave. Dhe kur shikojmë raportet e KLSH-se, une besoj se qeveria sot ka nje problem me korrupsionin. Dhe qeveria duhet te njohe qe ne baze te këtij problemi, përveç nismave ligjore qe mund te miratohen ne parlament, qëndron edhe vullneti politik. Per kete arsye une besoj se edhe propozimet qe ne kemi propozuar lidhen me vullneti politik.
Unë do te prezantoj disa ndryshime te cilat ne, do ti bëjmë me dije se edhe kur kane ndodhur ne praktike, ne secilin prej këtyre ndryshimeve.

Se pari, problemet qe kane sot bizneset ne fushën e PPP-ve, koncesionet dhe prokurime eshte se biznesmenët qe nuk kane asnjë eksperience ne sektorin përkatës, biznesmen qe nuk kane fonde, angazhim financiar, asete financiare për një investim marrin sot prokurime publike, fonde publike, marrin sot kontrata publike. Dhe ky problem po kthehet ne pengesë edhe për buxhetin e shtetit. Rasti i incenenratoreve është rasti me flagrant kur tre individë pa asnjë aset financiar, vetëm pse morën ne banke një cope letër ku thuhej se “do te merrni një kredi për te zbatuar projektin”, është rasti me flagrant. Por kjo ndodh me te gjithë sektorët.

Për këtë arsye ne kemi kërkuar qe projektligji ka vendosur një detyrim qe çdo operator ekonomik qe aplikon për një PPP ose koncesion, qe kërkon angazhim financiar, duhet te këtë te paktën 20-50% te këtyre fondeve te vërtetuara nga fondet financiare.

E dini se çfarë ka ndodhur, ndërkohë qe dy pronaret e incenenratoreve ishin ne kërkim kane marre një kredi 5 mln euro?!

Ka ndodhur ndërkohë qe inceneratoret do te merren ne dorëzim ne qytetin e Elbasanit dhe Fierit kane vazhduar dhe janë marre kredi qe do rëndojnë mbi buxhetet e këtyre bashkive. Unë besoj se qeveria shqiptare nuk duhet te me te lejoje individë qe nuk kane kapacitete financiare, se pari te prishin tregun dhe konkurrencën dhe se dyti, te shkaktojnë dem buxhetit te shtetit.

Për këtë arsye kemi kërkuar vendosjen e këtij detyrimi, si pjese e detyrimit te vlerësimit te tenderave, raportin financiar i cili tregon situatën financiare dhe shëndetin financiar te këtyre kompanive. Operatori ekonomik qe nuk i plotëson këto detyrime skualifikohet.
Se dyti, kemi kërkuar një sere detyrimesh për operatoret ekonomike, gjera qe ndodhin sot ne praktike, qe ne fakt nuk ndodh ne asnjë vend te BE. Dhe ky ligj qe prezantoj unë sot është njëkohësisht i orientuar sipas standardeve te legjislacionit te BE.

Operatoret ekonomike qe kane shkelje, kane evazion fiskal, operatoret ekonomike te cilët kane shkelje te kontratës, qe nuk zbatojnë një pikë të caktuar dhe marrin penalitete dhe gjoba duhet te jene te skualifikuar nga gara. Operatoret qe kane treguar që në një gare publike kane shkaktuar dem buxhetit te shtetit nuk mund te vazhdojnë te marrin me fonde ne gara te tjera.

Operatoret ekonomike qe janë dënuar me vendim te formës se prerë për ndonjë nga veprat penale qe unë i kam listuar ne nenin 5 dhe janë një sërë veprash penale, duhet te jene te gjithë te skualifikuar. Legjislacioni shqiptar ndryshoi për sa i përket personave te cilët ishin te dënuar për krime te renda. Ky legjislacion nuk zbatohet. Edhe ne momentin qe flasim ne, ka persona te cilët janë te dënuar dhe marrin sot fonde publike. Për këtë arsye ne kërkojmë qe këto mekanizma te ngrihen qe ne momentin qe behet aplikimi për këto projekte.

Me zbatimin e projektit. Unë besoj se ka një sere pikash me zbatimin e projektit, kur operatori tregon qe ka shkelur te gjitha pikat e kontratës dhe te vazhdoje te marre kontrata te tjera, kushdo qe e jep përbën një krim për buxhetin e shtetit. Dhe duke filluar qe nga ministri qe firmos kontratat koncensionare e deri tek punonjësi me përgjegjësi me te ulet.
Lista është e gjate e ndryshimeve qe ne kemi bere. Eshte e gjitha pjese e legjislacionit te BE, por rregullojnë tregun, disiplinojnë tregun dhe rrisin konkurrencën.

Ne kemi diskutuar këtë me Dhomën Amerikane te Tregtise, me te gjitha shoqatat e biznesit qe na i kane ngritur këto shqetësime. Ato kane ngritur shqetësime qe persona me fonde pastrojnë paratë e krimit dhe korrupsionit, me duart ne xhepa janë futur dhe marrin kontrata publike. Kjo ka prishur tregun dhe konkurrencën.

Ne kemi vendosur edhe nje dispozite tjetër. Qeveria shqiptare ka ndryshuar ligjin per sa i përket pronareve përfitues dhe ka vendosur detyrim per gjobe per kompanitë te cilat janë offshore dhe nuk e deklarojnë pronaret e tyre. Ne mendojmë se kjo mund te jete jo gjobe por duhet te jete përjashtim automatik nga gara.

Kushdo qe do te marre pjese ne nje gare publike dhe kushdo qe do te marre fonde publike duhet qe te deklaroje pronaret.

Ne nuk mund te lejojmë sot pronare te lidhur politikisht, personave te lidhur me krime dhe korrupsion te lidhur me kompani offshore. Nje kompani qe ka 100 mln euro nuk i kushton absolutisht asgjë te paguaje një gjobe 500 mije leke apo 5 mln leke per te marre kete kontrate. Vendosja e gjobës, sigurisht eshte një mase e mire, jo e keqe, por ne praktike nuk po funksionon. Shume vende kane vendosur ndalimin e këtyre pronareve offshore duke pasur parasysh edhe problematiken qe ne kemi me pastrimit te parave te pista. Këto pika lidhen me shtyllën e elementeve per sa i përket dhënies se nje kontrate.
Shtylla e dyte, eshte shtylla e përgjegjësisë materiale. Njëkohësisht edhe z.Bujar Leska ka prezantuar një ligj “Te përgjegjësisë materiale”. Nderkohe qe nëse do te kete nje ligj te veçantë ne mund te tërhiqemi nga dispozita ne kete ligj. Ne kemi propozuar dispozite qe siguron përgjegjësinë materiale te punonjësve. Eshte e pakonceptueshme q enje ministër i këtij shteti te thotë qe “nuk mbaj përgjegjësi se kontrata eshte miratuar ne parlament”. Eshte e pakonceptueshme qe dikush te fshihet pas punonjësve, kushdo qe ka kryer dem ne buxhetin e shtetit duhet patjetër te mbaje përgjegjësinë personale dhe materiale, duke filluar nga punonjësi me i thjeshte qe ka marre pjese e deri tek ministri qe ka firmosur kontratën koncensionare.

Sot eshte e papranueshme qe per kontratën koncensionare ne kemi persona te ministrive, staf te te MIE, përpara drejtësisë, nderkohe qe nuk kemi minsitrat përkatës përpara drejtësisë. Sepse personat qe ndodhen përpara drejtësisë dhe i referohem drejtoreve dhe punonjësve te thjeshte vetëm sa po perdoren si mburoje përpara atyre qe do duhej te ishin realisht përpara drejtësisë.

Dhe elementi i fundit qe eshte nje nga standardet me te rëndësishme qe ka edhe BE, eshte pasaporta e prokurimeve. Ne e kemi quajtur pasaporte prokurimesh, vende te ndryshme kane terma te ndryshëm. Kushdo qe eshte deputet ne parlamentin e Shqipërisë e di sa e vështirë është te marrësh informacion per nje tender pse nje kontrate publike. Une si deputete kam dërguar mbi 10 shkresa per aeroportin e Vlorës. Dhe dokumentet per aeroportin e Vlorës dhe Kukësit janë te fshehura dhe nuk publikohen. E njëjta gje na ndodhi edhe gjate komisionit hetimor.

Qeveria shqiptare e ka per detyrim te zbatoje transparencën për çdo kontrate publike, qe nga momenti kur lind nevoja; nga oferta e pakërkuar nga një kompani e deri tek ngritja e grupit te punës, tek minutat e grupit te punës, tek diskutimet per marrjen e vendimeve, tek letërkëmbimi i ministrave deri tek Vendimi i Këshillit te Ministrave e deri tek kontrata koncensionare. Te gjitha këto duhet te jene dokumenta publike.

Une si deputete e kam shume te vështirë te kem akses tek këto dokumenta, imagjinoni nje qytetar te thjeshte, per median nuk po flasim fare.

Për me tepër znj.Bushka ju jeni ne dijeni se eshte ngritur edhe nje kulle kontrolli ne zyrën e Kryeministrit. Unë çdo shkrese qe i nis çdo ministri me kthen përgjigje sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë qe është e pakonceptueshme, qe na ka cenuar te drejtën për informacion edhe ne deputeteve me Agjencinë e re te krijuar ne zyrën e Kryeministrisë, Agjencia per Informacion. Çdo informacion qe te kërkosh nga çdo zyre e shtetit shqiptar qendërzohet dhe vjen përgjigja nga Kryeministria.

Une besoj se me këto propozime, se pari, rrisim transparencën, ate qe sot mungon. Dhe besoj se se rritja e transparencën do ti beje me te pergjegjejshem ata qe marrin vendimin.
Nuk ka pse letrat e shtetit ne deputetët e opozitës ti marrim nga punonjës te administratës. Ne e gjejmë nje menyre. Ka plot punonjës administrata korrekt dhe te motivuar. Problemi eshte qe këto duhet te jene transparente per secilin; e gjithe dosja e prokurimeve.

E dyta, eshte përgjegjësia materiale.

E treta, kush ka te drejte te marre fonde publike dhe kush ka te drejte te angazhohet per marrjen e kontratave publike”.

Latest articles

Related articles