Skualifikohet Ermiona, shkak dhuna verbale e përsëritur

Ermiona është skualifikuar mëngjesin e sotëm nga loja. Kjo është bërë e ditur përmes një zarfi të zi që ka mbërritur në shtëpi.

“Banorë, Vëllai i Madh ju ka dhënë mbrëmë ultimatumin e fundit për mosrespektimin e rregullave thelbësore të formatit, që nuk lejojnë të cënohet integriteti i askujt. Dhuna verbale e përdorur mbrëmë, në formë të përsëritur nga Ermiona përbën një shkelje të rëndë të rregullave. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ju komunikon se Ermiona lë menjëherë shtëpinë dhe është e skualifikuar nga loja. Si rrjedhojë, edhe televotimi i javës anulohet.”

Vendimi i është komunikuar banorëve të tjerë nga Luizi.

Latest articles

Related articles