Shakira ka qënë në fokus të mediave që në qershorin e 2022-itt, kur njoftoi ndarjen e saj nga partneri dhe ylli i futbollit Gerard Pique.
Çifti ishin bashkë prej 12 vitesh dhe ndarja e tyre shkaktoi habi tek fansat dhe mediat. Ndërkohë që Pique ka qëndruar i heshtur për situatën, Shakira ka publikuar disa këngë që shumë besojnë se janë mesazhe për ish-partnerin e saj.
Këngëtarja do të japë një intervistë ekskluzive për Televisa, një nga rrjetet më të mëdha televizive në Meksikë. Intervista pritet të japë më shumë detaje për situatën e saj aktuale personale dhe në veçanti të hedhë dritë mbi ndarjen e saj me Pique.
Ka një vend të rezervuar në ferr për ato gra që nuk i mbështesin të tjerët. Unë jam gati për raundin tjetër, le të vijë jeta dhe të më tregojë se çfarë tjetër ka”.-tha Shakira.
Njoftimi i intervistës ka krijuar pritje tek fansat e këngëtares kolumbiane dhe të gjithë të interesuarit për të ditur më shumë se çfarë ka ndodhur realisht mes saj dhe futbollistit. Intervista do të transmetohet në emisionin kryesor të lajmeve të Televisës.
Kjo do të jetë intervista e parë e Shakirës pas ndarjes dhe vjen pas një periudhe të vështirë në jetën e saj personale. Krahas betejës ligjore për kujdestarinë e fëmijëve, këngëtares i është dashur të përballet edhe me problemet e rënda shëndetësore të të atit, të cilat e kanë vështirësuar transferimin në Miami për të krijuar një jetë të re.