LITA: Rama do flasë me fjalimin e bërë me kujdes nga avokatët e tij, SHBA do jenë dëgjuesit e parë

Gazetari Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News me gazetaren Katerina Hysenllari tha se nesër parlamanent, teksa do të debatohet për Mcgonical, do të çelet fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit, me akuza dhe kundërakuza.

Sipas gazetarit Lita, kryeministri Edi Rama do të flasë me një letër të shkruar nga avokati i tij, pasi dëgjuesi i parë i këtij fjalimi do të jetë SHBA.

Mendoj që kryeministri Edi Rama do të jetë shumë i vëmëndhshëm në fjalimin e tij të parë në parlament sepse do të jetë një fjalim i bërë me kujdesin e avokatëve të tij, pasi dëgjuesi i parë i këtij fjalimi nuk do të jenë shqiptarët, por do të jetë SHBA, pasi atje janë hapur hetime penale nga FBI, ndërsa Kongresi do të bëjë hetimin e tij. Paraleleshisht kjo duhet të ndodhte edhe në Shqipëri, krahas hetimit të SPAK, të lejohet edhe hetimi parlamentar“.

 

Latest articles

Related articles