“Ku e ka shtëpinë Vladimir Kurti?”- Dan Hutra me plan për të vrarë motrën armikut të burgut, si shpëtoi nëna e viktimës

Është zbardhur një tjetër dëshmi tronditëse. Mësohet se Dan Hutra, pasi ka bërë kasaphanën në banesën e ish-gruas së tij, ku vrau dy gratë e familjes dhe plagosi atë dhe nënën e saj, mësyhu tek objektivi i dytë, familja e Vladimir Kurtit.

Gazetarja e News 24 Klodiana Lala ka siguruar dëshminë e nënës së 31-vjeçares Etleva Kurtit, e cila u qëllua për vdekje në oborrin e banesës së saj. Gruaja ka rrëfyer për oficerët e policisë se në momentin kur ndodhi krimi ka qenë nga pas banesës duke punuar, kur ka dëgjuar krisma të forta.

“Isha duke punuar nga pas shtëpisë kur dëgjova disa krisma. Kur dola para shtëpisë pashë gocën përtokë të vrarë”, ka rrëfyer nëna e viktimës, e cila ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Siç duket Hutra i kishte planifikuar sulmin ndaj familjes së Kurtit. Pasi kishte ndalur makinën në zonën e Kamzës, kishte pyetur një banore të zonës se ku ishte shtëpia e Vladimir Kurtit, ndërsa kjo e fundit i kishte treguar vendndodhjen. Më pas ai ka hyrë në banesë, ku ka hapur zjarr në drejtim të 31-vjeçares, duke e lënë të vdekur në oborrin e shtëpisë, dhe më pas është larguar.

Gazetari Eni Ferhati ka folur për vrasjen e trefishtë të ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Në studion e emisionit “Në Shënjestër” ai u shpreh se institucionet kanë dështuar në parandalimin e këtij krimi të rëndë.

 

Masakra në Tiranë, gazetari: Dan Hutra me Elena Hysën prindër të një vajze, kishte dyshime për atësinë

Ferhati u shpreh se autori Dan Hutra ka pasur një konflikt me vëllanë e njërës prej viktimave Etleva Kurti, pasi kanë qenë bashkë në qelinë e burgut.

“Ngjarje shumë e rëndë. Sa i përket dinamikës së ngjarjes, Dan Hutra ka marrë një makinë me qira, fillimisht ka ekzekutuar Etleva Kurtin në Bathore, aty ka gjetur vetëm 31-vjeçaren, fatmirësisht ka shpëtuar nëna e saj që ishte brenda në banesë.

Vëllai i Etleva Kurtit kishte konflikt me Dan Hutrën brenda qelive të burgut, pasi ka dalë jashtë ka vendosë t’i godasë familjen por kjo është ende një tezë. Hutra kishte vetëm 2 javë që kishte dalë nga burgu, ka pyetur për shtëpinë e Kurtit. Ai është identifikuar nga një shtetase e mitur e cila ka përshkruar pamjen e tij”, u shpreh Ferhati.

Më tej Hutra është nisur drejt Paskuqanit ku ka hyrë në banesën e ish bashkëjetueses dhe ka qëlluar me armë. Ferhati zbuloi se me Elena Hysën, Hutra kishte edhe një vajzë por kishte dyshime për atësinë e saj. Mes çiftit kishte pasur konflikte edhe për një borxh të pashlyer për shpenzimet e fejesës.

“Pas kësaj ngjarje u nis drejt Paskuqanit, rrugë që bëhet për 4-5 minuta, atje ku banonte ish-bashkëshortja e tij. ka hyrë menjëherë në banesë dhe ka qëlluar kë ka parë fillimisht. Disa prej personave kanë qenë në oborr ku ka qenë e parkuar edhe një makinë.

Dan Hutra kishte një të mitur që kishte ardhur në jetë nga fejesa me Elena Hysajn, por marrëdhëniet e tyre ishin shumë të tensionuara, ai kishte dyshime për atësinë e fëmijës. Kishte edhe një borxh të pashlyer mes tyre për shpenzimet e fejesës së prishur. Elenën e trajtonte si skllave. Krim i paralajmëruar që institucionet duhet ta kishin parandaluar. Në dëshminë e Elenës ka thënë që do e lyente shtëpinë e tyre me gjak dhe mediat botërore do të flisnin për të.

Hutra kishte një plan të mirëmenduar. Jemi para kushteve ku edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë duhet të vihen në lëvizje se si një person i tillë vuan vetëm 8 muaj për dhunën në familje, ndërkohë që deklarimet e familjarëve të të dhunuarës tregohet se ai mund të ishte shumë herë më i dhunshëm dhe kishte paralajmëruar të tilla krime”, ka deklaruar ai.

Latest articles

Related articles