Dan Hutra u arrestua mbrëmjen e së mërkurës pasi brenda 30 minutave vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në disa lagje të Tiranës,
40-vjeçari nga Kukësi ekzekutoi me kallashnikov motrën e ish-bashkëjetueses dhe kunatën e saj, ndërsa plagosi ish-bashkëjetuesen, Elena Hysa dhe nënë e saj. Para se të kryente vrasjen e dyfishtë plagosi të dashurën në zonën e Astirit dhe vrau 31-vjeçaren Elteva Kurti në Kamëz.
Ish-bashkëjetuesja e tij, Elena Hysa e kishte denoncuar Dan Hutrën vetëm 1 muaj pasi kishte nisur të bashkëjetonte me të për dhunë fizike dhe psikologjike.
Në kallëzimin e saj në qershor 2022, Elena Hysa denonconte ish-bashkëjetuesin se ishte dhunuar fizikisht dhe psikologjik nga Hutra në ditë të ndryshme si dhe është trajtuar si skllave prej tij.
“Ai kërkonte që t’ia hiqte dhe vishte çorapet nga këmba, mëngjesin dhe kafenë t’ia çonte te krevati”, lexohet në vendimin e gjykatës që e dënoi me 8 muaj burg për dhunë në familje.
Dan Hutra u lirua nga Gjykata e Tiranës më 16 shkurt 2023, vetëm dy ditë pasi Gjykata e Apelit e kishte refuzuar lirimin e tij nga burgu.