“Fjalët që doja t’u thoja prindërve pas aksidentit”/ Historia tragjike e Tanit: Haja bukë thatë, isha vetëm

Tan Brahimi ishte banori i radhës që tregoi historinë e tij të jetës. Një histori e dhimbshme e cila shkon deri në rrëqethje. Aktori i humorit rrëfeu aksidentin tragjik që i ndodhi kur prindërit e tij humbën jetën. Tani ka qenë drejtues i automjetit dhe ishte i vetmi që i shpëtoi aksidentit tragjik.

Një kamion i doli atij në korsinë ku po qarkullonte dhe shkaktoi aksidentin fatal. Tani gjithashtu foli për vështirësitë e tij të jetës dhe tregoi për gjendjen e vështirë ekonomike. Ai i kërkon falje familjes për aksidentin që shkaktoi.

“Jam lindur dhe rritur në Shkodër në vitin 1987, deri në moshën 26 vjeç kam qenë shumë i lumtur. Djalë dëshiri, se isha i vetmi djalë në familjen time. 5 gusht i vitit 2013 është data që nuk e harroj në çfarëdo kohe.

Prindërit donin të iknin te daja dhe donin t’i dërgoja unë. Unë nuk doja të ikja se ishte shumë herët, por mu vu nëna ‘hajde’. Që në shtrat pata si një përgjegjësi, që nëse nuk i çoj, larg qoftë po iu ndodh diçka rrugës. Edhe shkuam. Kur u kthemë bëmë një aksident me makinë. E kam ndjerë zemrën duke rrahur me vesh. E dëgjoja zhurmën e zemrës. Aksidenti ndodhi për shkak se isha ma shpejt sa e lejonte tabela në atë segment. Shkak kryesor se ma preu rrugën një kamion. Shpëtova vetëm unë, ata të shkretët vdiqën në vend. Makinën babi e mbante shumë të pastër, ishte shumë merakli. Kur u përplasëm, gjëja e parë që më ra në mend u ktheva me i thënë ‘shiko ça ti bëra makinës’.

Ai i shkreti kishte vdekur në vend. Atëherë u ktheva me i thënë nënës ‘shih ça i bëra babës’. Para se me bërë aksidentin, kisha bërë një audicion te Portokallia. Më thanë jam mirë, por sot është dita e fundit, kur të nisë sezoni i ri do vish, do bësh një audicion tjetër, por me shumë mundësi do pranohesh.

Latest articles

Related articles