EMRI| I riu shqiptar mes të zhdukurve nga përplasja e trenave në Greqi

Një i ri shqiptar rezulton mes të zhdukurve nga përplasja e dy trenave në veri në Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar me emrin Denis Ruçi është i zhdukur dhe po kërkohet nga familjarët e vet.

Këta të fundit kanë kontaktuar me policinë greke dhe mediat shqiptare. Mendohet se i riu ka qenë ne trenin i cili është përplasur në Tempes.

Aksidenti hekurudhor ndodhi në hyrje të luginës së Tempes, ku një tren pasagjerësh që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 pasagjerë në bord u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës. Për pasojë 36 persona kanë humbur jetën dhe 70 të tjerë janë plagosur.

Presidenti i Greqisë e ka përshkruar aksidentin si një “tragjedi të paimagjinueshme” dhe është shpallur tri ditë zie kombëtare.

Latest articles

Related articles