U aksidentua me makinë një javë më parë, ndërron jetë në spital gruaja shtazënë

Humb jetën gruaja shtatzënë në Kosovë. Ajo kishte marrë lëndime në aksidentin që ndodhi para një jave në rrugën Ferizaj-Shtime, ku vdiqën katër persona ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i spitalit, Shaqir Uka. Uka ka deklaruar se gruaja shtatzënë s’ka arritur të përballojë dot plagët e marra dhe ka vdekur sot.

“Pacientja që ju i referoheni, në rastin e lëndimeve që ka marrë në aksidentin në rrugën Ferizaj-Shtime, nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve që ka marrë dhe ka vdekur sot”, ka thënë Uka.

Aksidenti me 4 të vdekur ka ndodhur rreth një javë më parë në rrugën Ferizaj-Shtime të Kosovës, ku janë përfshirë tre makina.

Latest articles

Related articles