Tabaku: Duhet vullnet i madh për të ndryshuar për mirë një vend që është zbrazur prej korrupsionit

Kryetarja e Komisionit të Integrimit dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku priti sot një delegacion të rinjsh nga landi i Bavarisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku solli momente nga takimi me të rinjtë bavarezë, ndërsa thekson se ata janë të mahnitur nga mrekullitë e Shqipërisë.

Në bashkëbisedim me të rinjtë nga landi i Bavarisë, Tabaku ka vënë theksin te nevoja e vullnetit politik për të ndryshuar për mirë.

“Të entuziazmuar nga mrekullitë e Shqipërisë dhe të habitur nga problemet që shohin në tokën e shqiponjave. Duhet vullnet i madh politik për të ndryshuar për mirë një vend që është zbrazur prej korrupsionit.

Duhet energji pozitive dhe një vizion për shqiptarët që t’i ofrojmë vendit tonë mundësi për të kthyer trurin e larguar.

Një ekonomi tregu do të ndihmonte të rinjtë tanë të talentuar të implementojnë startup-et e tyre këtu.

Prandaj ne duam të zëvendësojmë kleptokracinë me meritokracinë; oligarkinë me ekonominë e tregut. Duam të ndërtojmë një vend ku vlerësohet puna dhe jo tesera e patronazhimit”, shprehet deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Latest articles

Related articles