Rryshfet për të ndikuar tek prokurorë e gjyqtarë? Arrestohet agjentja e krimit ekonomik në Tiranë

Arta Nazifi, e cila u arrestua nga kolegët e saj për ryshfet më pas gjykata e la në arrest shtëpie. Ajo dyshohet se u kërkonte ryshfet personave nën hetim, duke u premtuar lehtësim të pozitës penale të tyre.

Caktimi i masës u bë pasi Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që kreu hetimet.

“Nga hetimet është krijuar dyshimi i arsyeshëm se 47-vjeçarja, në cilësinë e oficerit të Policisë Gjyqësore në Sektorin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, ka kërkuar e marrë një shumë monetare në formë ryshfeti, kundrejt premtimit të lehtësimit të pozitave penale të personave që hetonte”, tha AMP.

Latest articles

Related articles