Para Kryeministrisë dhe gjykatës? Lita tregon skenarin e protestës

Gazetari Lavdrim Lita foli për datën 3 mars, ditë kur do të zhvillohet protesta e PD-së dhe do të jepet vendimi i Gjykatës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se protesta do të zhvillohet para Gjykatës dhe para kryeministrisë.

“Partitë nuk e pranojnë që Gjykata ka sovranitet dhe në një vend demokratik është një pushtet i ndarë.

Protesta e PD-së apo e Berishës do të ndahet në dy pjesë, një pjesë te Gjykatat dhe një pjesë te kryeministria. Ne nuk mund të qortojmë SHBA pse e quajnë Berishën minues të demokracisë apo pengues të drejtësisë. Ata e vlerësojnë për këtë lloj logjike. Gjykatat në Shqipëri janë të kërcënuara nga një sërë faktorësh, janë faktorë të brendshëm. Vendimi i Gjykatës më 3 do të jetë deçiziv për politikën.”- theksoi ai.

Sipas tij, me datë 2 mars do të ketë antimiting të qeverisë, pasi do të debatohet çështja McGonigal.

Latest articles

Related articles