Romanca e Keisit dhe Kristit brënda BBV dukej mjaft e këndshme, derisa në skenë doli lidhja që Kristi ka jashtë.
Ishte vetë e dashura e tij, Zaza e cila publikoi bisedat me Kristin pak orë para nisjes së BBV duke vërtetuar të kundërtën e deklaratave të Kristit që lidhja kishte mbaruar me kohë.
Pas këtyre, erdhi menjëherë edhe reagimi i babait të Keisit, këngëtarit Sabiani. Ky i fundit doli kundër kësaj lidhje duke akuzuar Kristin se po mashtron të bijën.
Por pas deklaratës së Keisit e pyetur nëse i ati është kundër, ajo tha: Unë prapë se prapë do ndiqja zemrën time. Do i dilja kundër.
Sabiani që tashë ka hequr të bijën nga lista e tij e ndjekësve në Instagram, ka publikuar së fundmi nj video në TikTok me nota humori, nën zërin e Olta Gixharit ku shprehet: Më vjen t’i bie murit me kokë, ta çaj kokën fare.