Luizi paralajmëron Keisin për lidhjen me Kristin, ja reagimi i saj

Pas puthjes, Keisi Medini dhe Krist Aliaj janë më të lirshëm me njëri-tjetrin. Mbrëmja i gjeti bashkë në një krevat, duke mos i kursyer puthjet dhe ledhatimet. E, komentet e banorëve nuk kishin të ndalur.

Luizi, i cili i kishte përballë, i paralajmëroi çiftin që të kishin kujdes me veprimet. Me humor, ai i tha Keisit se ‘babi Sabi’ po e shikon. Çifti qeshi me këtë batutë, ndërsa Keisi vijoi duke thënë se ‘babi Berti’ do jetë shumë krenar për to.

Luizi– Ki kujdes se babi Sabi po të shikon

Keisi– Babi Berti bëhet krenar’

Luizi– Babi Berti thotë ”proud of my son”

Luizi sikur e ndjen atë që po kalon ‘babi Sabi’ me atë koment. Kujtojmë se Sabiani ka dalë kundër lidhjes së vajzës së tij, pas zbulimit të romancës së Kristit jashtë shtëpisë me Zazën. Madje Sabiani ka hequr nga Instagrami Keisin, duke larguar edhe fotot që ka me të bijën.

Latest articles

Related articles