Ermiona kërkon të bashkojë çiftin Luiz-Kiara, ja çfarë i kërkon moderatores (Video)

Edhe pse ditën e djeshme e cilësoi si “dhunë” veprimin e Luizit ndaj Kiarës, sot Ermiona e cilësoi si “asgjë” atë që ndodhi pasditen e kaluar dhe po mundohet që ta ribashkojë sërish çiftin. Luizi ka qëndruar në krevat gjatë gjithë ditës, pasi Kiara ishte e mërzitur me të, ndërsa Emriona ka qenë ajo që i ka kërkuar moderatores që të bëjë një hap drejt Luizit.

Gjithashtu Ermiona i tha Kiarës se ka shkuar dje në dhomën e rrëfimit dhe përgjigjja që ka marrë ishte “Kjo është loja.

Ermiona: Nuk është e logjikshme, edhe ti po vdes ta shikosh, kot fare. Bëje për Jonën këtë radhë. Ka një Prime përpara.

Kiara: Pas Prime-it, do flasim.

Ermiona: Jo, pas Prime-it, duhet para. Duhet para, e kupton si do të jetë ky në Prime? Bëje për Jonën.

Kiara: Është një gjë që po e bëj për vete dhe për atë, ia thashë dje pse-në. Nuk është çështje bëje për Jonën.

Ermiona: Po nuk ka ndodhur asnjë gjë mi, është kokfortësi, asnjë gjë s’ka ndodhur.

Kiara: Mbase për ty s’ka ndodhur gjë, por për mua ka ndodhur diçka.

Ermiona: Këtu brenda gjërat janë ndryshe, nuk jeni jashtë, e kuptoj.

Kiara: Nuk ka kuptim edhe të rrijë shtrirë në krevat.

Ermiona: Nuk është produktiv nëse ti i ke thyer zemrën.

Kiara: Shumë mirë, ta mendojë më mirë herë tjetër kur ta bëjë një gjë, se edhe unë lëndohem, nuk lëndohet vetëm ai.

Ermiona: Gjëndjet emocionale tuajat, janë ndryshe. Ai Prime mund të humbi shumë pikë, se do dali atje..

Kiara: Për çfarë do humbi pikë, se nuk jemi ndarë. Do kalojë, më beso, do flasim prapë. Thjesht është moment.

Ermiona: Jona nuk do rrijë përgjithmonë këtu, mendoje atë që të thashë. Unë shkova aty brenda, i pyeta, kjo është loja më thanë. Edhe ato u vërtitën rreth jush, se po të ishte ai aty… U mblodhën të gjithë aty, edhe gocat me cigare e kështu gjërash, ta shtuan më shumë trysninë.

Latest articles

Related articles