3 Marsi si mundësi për shqiptarët – nga Eriselda Zotaj Çelaj


Eriselda Zotaj Çelaj*

Angazhimi personal i një individi politik për të kërcënuar gjyqësorin për vendimin që gjyqësori merr në emër të drejtësisë, është as më shumë as më pak sesa cënimi I demokracisë dhe pamvarësisë së institucioneve të pamvarura. Institucionet në vendin tonë janë të ndara dhe kontrollojnë njëra tjetrën dhe ky sistem është krijuar dhe vazhdon ndërtohet përditë për të përmirësuar jetën tonë dhe të qytetarëve në përgjithësi. Nëse ne cënojmë apo frikësojmë gjyqësorin ne nuk krijojmë mundësinë që një institucion të funksionojë i pamvarur i pandikuar pra në mënyrë demokratikie. Pra nëse ne i cënojmë institucionet tona a mund të jenë ato demokratike? A nuk është kjo arsyeja e retorikës së sotme politike në vend ku njëra palë godet palën tjetër për cenim të institucioneve? Një vend nuk mund të jetë demokratik pa institucione të pamvarura. Dhe që institucionet të jenë të pamvarura ato nuk duhen intimiduar ato duhen rrespektuar. Le të mendojmë për një çast që askush nuk pranon vendimet e gjykatave në Shqipëri. Le të mendojmë se të gjithë do dalim kundër gjykatave nëse ato nuk nxjerrin vendimin që ne pretendojmë. Mendoni një çast që gjykatat favorizojnë ata që dalin në protesta për të imponuar verdiktin e tyre. A do ishim më, në një shtet të së drejtës, apo në një shtet të shantazhit, ku shantazhi funksionon më mirë se cdo gjë tjetër? Kjo do I jepte të drejtën të gjitha palëve të coheshin dhe të shantazhonin, kërcënonin, intimidonin. Fituesi dihej, do ishte ai që shantazhon, frikëson dhe intimidon me shumë dhe më mirë se të tjerët. Atëherë përse do na duheshin gjykatat e pamvarura, kur më I forti ka gjithmonë të drejtë. Drejtësia e të fortit është drejtësia e mungesës së gjykatave është drejtësia e mungesës së mbrojtjes së më të dobëtit nga padrejtësia. Drejtësia e më të fortit është drejtësia e mungesës së institucioneve. Nëse gjykata vendos të shpall një vendim nën trysninë e dikujt në datën 3 Mars, ai vendim do mbetet I cunguar I anatemuar dhe gjithmonë I dyshimtë. Institucionet duhet të lirohen nga manovra të tilla politike të secilës palë. Institucionet kanë nevojë për heshtjen, si respekt i atyre institucioneve. Një forcë që sulmon institucionet, qoftë dhe verbalisht, nuk mund të jetë alternative politike për qytetarët e vendit.
E pra institucionet tona të pamvarura gjenden ne rrezik dhe ky rrezik është vetëm politik. Duke qënë politik ai rrezikon të gjithë qytetarët përfshirë të gjithë ne. Ka të bëjë me çmimin e cënimit e të gjitha të drejtave tona, të drejta të cilat shumë prej nesh po largohen nga vendi që të shkojnë ti gjejnë diku në një vend tjetër dhe kjo është e padrejtë në vetvete. Kultura e cënimit të institucioneve është shume e gjatë në Shqipëri dhe është trashëgimi e vjetër e elitave të papjekura politikisht. Sepse elitave tona politike nuk u pëlqen të mbajnë përgjegjësi dhe të largohen në mënyrë demokratike dhe ajo që Z.Berisha do bëjë në datën tre Mars, është e njëjta gjë që kanë bërë elitat tona në më shumë se një shekull, kontroll dhe frikësim të institucioneve, për të mos mbajtur përgjegjësi. Pamvarësisht cfarë besojnë të dyja palët, vendimi I gjykatave nuk duhet të jetë I intimidueshëm. Nëse grupi i Alibeajt nuk do jetë dakort me vendimin e Gjykatës më datën tre a s’do kishte qënë mirë që dhe ata të dalin të protestojnë para se vendimi të jepet, ditën kur do jepet, të protestojnë me te njejtën force në mos më shumë nga grupi i Bershës në mënyrë që gjykatat të thonë atë që ata duan të dëgjojnë? E pra protesta vetëm në këtë rast do ishte një shembje e ligjshmërisë të një institucioni apo të vendimeve të atij institucioni. Për këtë arsye ne I kërkojmë politikanëve tanë të heqin dorë nga intimidimi I institucioneve demokratike, si fizikisht edhe verbalisht. Ato janë institucione të të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm të tyret personale. Trajtimi I një institucioni publik si pronë personale është një antivlerë që nuk duhet lënë të trashëgohet në vazhdimësi në politikën e këtij vendi. Elitat tona duhet të jenë elita të alternativës dhe jo të bien në përgjumjen politike të përsëritjes së gabimeve të së shkuarës. Kur institucionet tona janë të pacënueshme ato prodhojnë vendime të pacënueshme. Atë që politikanët tanë kanë kuptuar është se nëse institucionet janë të cënueshme ata vetë janë të pacënueshëm.
Por ne mund të imagjinojmë dhe një tre Mars ndryshe, ku njerëzit nuk dalin në rrugë kundër vendimit të gjykatave. Ku secila forcë politike respekton vendimin e gjykatës edhe kur ai vendim nuk i pëlqen. Në këtë rast ka vetëm një të fituar, Shqiptarët. Ata dalin të fituar sepse fillojnë të besojnë instituciont e tyre, sepse shohin që elitat dhe partitë politike kanë fituar maturi politike dhe u ngjajnë simotrave të tyre në perëndim. Në këtë mënyrë ata fitojnë besim tek sistemi dhe qëndrojnë të ndërtojnë jetën e tyre në këtë vend dhe të kontribuajonë për vendin e tyre dhe jo për vendet e tjera, një botë në të cilën ata do jetë e vështirë të jenë qytetarë të dorës së parë. Për shkak të këtij qëndrimi të supozuar, të partive politike ndaj vendimit të datës 3 Mars, me respektimin e vendimit të gjykatës, partitë që do e respektonin këtë vendim do ishin pa dyshim alternativa e vërtetë politike e këtij vendi. Por ne e dimë që e gjithë kjo është imagjinatë mjerane, në një vend ku dy forca politike kanë ngritur taborët dhe kanë mprehur armët për të intimiduar Gjyqësorin një nga tre degët e sistemit demokratik që udhëheq liberal demokracinë tonë. Me të mirat dhe të këqijat bashkë, ne Shqiptarët nuk mund të pranojmë që një forcë e tillë politike, të jetë alternative e shqiptarëve. Jo, një force e tillë politike nuk mund të jetë alternative politike e shqiptarëve. Alterantiva politike e Shqiptarëve është cdo force që rrespekton vendimet e gjyqësorit.

Eriselda Zotaj Celaj (Kandidate per Kryetar Bashkie e Partise Demokratike Fier, per zgjedhjet e qeverisjes vendore)

Latest articles

Related articles