Si të ushqehemi dhe këshilla të tjera për ta kaluar dimrin

Dimri është stina më e ftohtë e vitit. Edhe pse muajt e saj nisin me këtë veti atmosferike që shumica nga ne nuk e preferojnë, gjithsesi është një muaj që na dhuron shumë.

Dhjetori i cili është dhe muaji i parë i stinës së dimrit, nis me festë siç është ajo e krishtlindjes por edhe e Vitit të Ri. Rituale që shoqërohen me shtëpi të mbushura nga dritat shumëngjyrëshe, ushqime shumë të shijshme, dhurata pa fund por mbi të gjitha dhe shumë dashuri.

I ftohti që mund të shkaktojë kjo stinë mund të kthehet si diçka pozitive. Pikë së pari të ofron më shumë kohë të shpenzuar në shtëpi, ku pranë oxhakut duke lexuar një libër të shoqëruar me një çaj të nxehtë, janë momente që mund t’i ëndërrojë kushdo.

Gjithashtu dimri sjell dhe shumë bukuri, ditët me mjegull, dëbora në male i japin peizazhit dhe natyrës një pamje të veçantë për ata njerëz që dinë ta vlerësojnë në maksimum këtë magji. Gjëja më thelbësore në dimër është ta përballoni të ftohtin dhe ngricat me një humor të mirë, por mbi të gjitha t’i jepni më shumë rëndësi aspekteve pozitive të jetës, sesa atyre negative.

Këshilla se si ta përballoni sa më mirë stinën e dimrit

Bëni aktivitet fizik

Ka disa aktivitete fizike që po t’i bëjmë në dimër dhurojnë rezultate të ndryshme. Dalja në për vrap në të ftohtë, bën të mundur djegien e më shumë kalorive, pasi rritet metabolizmi. veç kësaj, ka sporte që mund të praktikohen vetëm në dimër, si patinazhi në akull dhe skitë. Një fundjavë në një zonë malore është një mundësi e shkëlqyer për të vënë trupin në lëvizje, për të kaluar kohën në shoqëri të mirë, pse jo edhe për tu njohur me njerëz të rinj.

Aktivitete Sociale

Në momentin që në dimër temperaturat janë të ulëta dhe kaloni më shumë kohë mbyllur, përse të mos përfitoni nga kjo situatë, për të bërë ato aktivitete që janë tipike dimërore. Regjistrohuni në kurse të ndryshme gatimi, fotografie apo vallëzimi, çfarëdo qofshin ato. Pse jo të mos e shfrytëzoni këtë kohë për të parë ndonjë film në kinema apo koncertin e një grupi rroku që preferoni.

Ushqehuni me prodhimet e stinës

Mjekët rekomandojnë që duhet të ushqeheni me frutat dhe perimet e stinës, pasi në këtë mënyrë mund të konsumoni prodhime të freskëta që kanë cilësi ushqyese. Dieta e dimrit parashikon konsumimin e brokolit, portokallit, mandarinat dhe të gjithë produktet që na ofron toka në dimër.

Gjithashtu është koha e duhur për të konsumuar ato ushqime që nuk e kanë të njëjtën shije nëse konsumohen në stina të tjera. Supat janë tepër të rekomandueshme në ditët e ftohta, mishi i pjekur ushqimet e pasura me brokoli dhe lakër janë ushqimet që i duhen tryezës tuaj kur jashtë bën ftohtë.

Veshja

Mund të duket paradoksale por veshjet me ngjyra shumë të ndezura janë ato të duhurat që të dukeni sa më mirë. Një xhup i verdhë i shoqëruar me një kapuç të kuq doreza me viza dhe një pulovër të gjelbër, janë pikërisht veshjet që ju duhen. Për t’u dukur bukur por edhe të ndiheni ngrohtë.

Latest articles

Related articles