Rëndohet bilanci i tragjedisë në Itali; 62 viktima nga mbytja e anijes

Rëndohet bilanci i viktimave nga mbytja e anijes në brigjet e Kalabrisë në Itali. Te pakten persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë raportohen ende të zhdukur.

Në mesin e viktimave është një foshnjë e porsalindur dhe fëmijë të tjerë, ndërkohë që në anije ndodheshin gjithsej 200 persona.

Operacionet për nxjerrjen e trupave të pajetë nga deti po vijojnë.

Referuar mediave vendase, mësohet se aktualisht janë arrestuar 2 persona nën dyshimin e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

Shkak për mbytjen është bërë deti i trazuar si dhe mbingarkesa.

Anija me të cilën po udhëtonin emigrantët, u përplas me shkëmbinjtë.

Anija ishte nisur nga Turqia, katër ditë më parë, me emigrantë nga Afganistani, Irani dhe Pakistani. Sipas autoriteteve, numri i viktimave dyshohet se mund të kalojë shifrën 100.

Latest articles

Related articles