Milani është ngjitur në pozitën e tretë në tabelë pas fitores prej 2-0 kundër Atalantas në San Siro.
Pas një goditjeje të Theo Hernandez, topi u përplas në shtyllë, e goditi portierin Juan Musso dhe hyri në portë (25’).
Me epërsi minimale për Rossonerët, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa vendasit e shënuan edhe një gol në pjesën e dytë.
Rafael Leao e gjeti për mrekulli Junior Messias në qendër dhe ai shkoi përpara për ta dyfishuar epërsinë (86’).
Falë kësaj fitoreje, Milani është ngjitur në pozitën e tretë në tabelë me 47 pikë, aq sa ka edhe Interi në vend të dytë, ndërsa Roma në vend të tretë është tri pikë prapa.
Atalanta mbetet e gjashta në renditje me 41 pikë të arkëtuara pas 24 javësh.