Zjarri në Fier, ende nuk po vihet nën kontroll për shkak të erës së fortë

Një tjetër vatër zjarri vijon të jetë aktive në kodrat e Gjorgozit në bashkinë Fier. Zjarri ka rënë rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme dhe mëgjithë përpjekjet e zjarrfikësve ende nuk po vihet nën kontroll për shkak të erës së forte.

Zjarri ka djegur deri tani një sipërfaqe prej 5 ha pishe dhe barishte ndërkohë që nuk rrezikohen banesat pranë.

4 zjarrfikëse që nga mbrëmja e djeshme janë në gatishmëri të plotë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve por era e fortë ka favorizuar edhe më shumë përhapjen e flakëve. Ndërkohë një tjetër vatër zjarri u shua pak orë më parë ne kodrat e Kumanit në Rroskovec ku u dogjën 3000 rrënje ullinj dhe u përfshi nga flakët një sipërfaqe prej më shumë se 9 ha.

Latest articles

Related articles