Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se do të rivendosin paqen duke e marrë përsëri Krimenë.
Nga llogaria e tij në Twitter, Zelensky bëri një postim lidhur me fillimin e procesit për aneksimin e Krimesë 9 vite më parë nga Rusia.
“Agresioni rus filloi 9 vite më parë në Krime. Do të rivendosim paqen duke e marrë përsëri Krimenë. Ky është territori ynë. Janë njerëzit tanë. Do ta rikthejmë flamurin e Ukrainës në çdo cep të Ukrainës. Krimeja do të jetë e lirë”, tha Zelensky.