Turqia ka nisur hetimet pas tërmetit tragjik që u mori jetën mbi 44 mijë qytetarëve.
Ministri i Drejtësisë Bozdag në një dkelaratë është shprehur se 184 nga të dyshuarit u burgosën në pritje të gjykimit pas tërmeteve 7.8 dhe 7.6 ballë të 6 shkurtit.
Sipas ministrit të drejtësisë të vendit, hetimet janë nisur për më shumë se 600 personave mbi ndërtesat që u shembën në tërmetet katastrofike të Turqisë në fillim të këtij muaji.
Ministri Bekir Bozdag tha të shtunën se 184 nga 612 të dyshuarit ishin burgosur në pritje të gjykimit. Ata në paraburgim përfshinin kontraktorë ndërtimi dhe pronarë ose menaxherë ndërtesash, tha ai në komentet televizive nga një qendër koordinimi në Dijarbakir në Turqinë juglindore.