Tentoi të vriste dy persona në Fushë-Mëzezë, kapet pas 4 vitesh 31 vjeçari

Policia arrestoi një 31-vjeçar në Portin e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Ndaj këtij personi, Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë në mungesë “arrest me burg” pasi në vitin 2019, shtetasi me iniciale S.E kishte qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave në Fushë-Mëzezë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Viaggo”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Portit Durrës, në bashkëpunim dhe koordinim me Seksionin Për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës të DVP Tiranë. Operacioni për kapjen e 31-vjeçarit, falë intelgjencës informative të siguruar nga strukturat e Policisë, për tentativën e 31-vjeçarit për tu futur në Shqipëri.

Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës në DVP Tiranë kanë siguruar informacion se një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, po tentonte të hynte në Shqipëri, nëpërmjet Portit të Durrësit.

Bazuar në këto infomacione dhe në kuadër të kontrolleve të detajuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontrolle të detajuara dhe falë intervistimeve të thelluara, bazuar dhe në informacionet e siguruara më parë nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Viaggo”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në hyrje, në Portin e Durrësit, i shtetasit S. E., 31 vjeç, banues në Tiranë.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në muajin prill 2019, në rrugën “Lisi”, në Fushë-Mëzez, shtetasi S. E., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasve D. H. dhe Z. Q. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles