Pedagogu Ergys Mërtiri deklaroi se opozita ndodhet në një krizë të thellë politike për mbijetesë. Pavarësisht skandalit të McGonigal, ai u shpreh se Berisha nuk mund të mbledhë dot një protestë në shesh, duke bërë vetëm premtime për revolucion.
“Opozita është në një krizë të thellë politike për jetë a vdekje. Cili është kulmi i kësaj. Berishës i duhet një muaj nga skandali më i madh që ka plasur në këtë vend, McGonigal për të prodhuar një protestë me 10 mijë veta në shesh, pastaj premton që do të bëjë revolucion, një herë në dy ditë, një herë në javë dhe bën ca protesta te Kuvendi a thua se halli është të rrëziohet Lindita Nikolla.
Është e largët dita kur ai thotë se Shqipëria do të derdhet ën shesh. Me kaq njerëz ai nuk përmbys dot Alibeajn jo më Edi Ramën. PD-ja është në krizë sepse Sali Berisha gënjen çdo ditë dhe vetë fakti që ka thënë se do ta rrëzojë Ramën me protesta është gënjeshtër, edhe ai e di këtë.
Amerikanët kanë ndërhyrë sepse kanë kuptuar se ku vend ka mbetur peng i dy njerëzve. Ramës dhe Berishës, pasi sot Rama dhe Berisha janë bashkë,” tha ai.