Nuk është vetëm Joy për të cilën duhet të lebetitemi – Gazetari nxjerr emrat


Elton Qyno

Aq shume po “lebetitet” shoqeria civile dhe porthalet ne Shqiperi per shtetasen Keniane, qe nuk dihet nese eshte vrare, vetevrare apo i kane shkatuar vetevrasjen, sa ka kaluar ne nivel protestash.
Sigurisht qe humbja e nje jete eshte e denueshme dhe njeheresh e dhimbshme. E pas cdo krimi duhet te kete hetime.
Por shikoj qe mediatikisht dhe shoqerisht jeta e Kenianes ka me shume vlere dhe interes se jeta e Bleona Mates.
Ka me shume vlere se jeta e femijes Julian Çela.
Ka me shume vlere se shkulja e zemres se shqiptarit ne Spanje, Saimir Sula.
Jeta e kenianes ka me shume vlere dhe ngjall protesta se per nje seri krimesh te tjera ku shqiptaret, kane humbur jeten tragjikisht, dhe nuk eshte hetuar asnje moment.
Ka me shume vlere se jeta e te riut Antonio Karafili, i cili u vra ne nje pyll ne zonen e Korçes dhe trajtohet si vetevrasje.Ndersa te gjitha provat dhe indiciet e bazuara ne prova, tregojne per nje vrasje te mundshme.Vetevrasje me litar me kembet ne toke,vetem rastin e djaloshit Karafili kam pare.
Asnje proteste nuk beri shoqeria civile para institucioneve per keto raste humbje jete te shtetasve shqiptare.
Pse nuk protestohet dhe shkruhet per rihapjen e dosjes se Bleones, Antonios, te zhdukurit ne Vlore si Albano Xhaferaj etj, Saimirit pa zemer e shume raste qe humbja e jetes se tyre, eshte po aq e dhimbshme.
Fatkeqesisht,jeta e shqiptarit vlen me pak se nje jete te huaji. Dhe kjo vihet re jo vetem ne vende te ndryshme te botes, por edhe ne Shqiperi.

Latest articles

Related articles