E rëndë/ Po arratisej pas një grabitje, përplaset për vdekje i riu shqiptar në Itali

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, ku një shqiptar 36-vjeç me iniciale A.K është përplasur për vdekje.

Mediat shkruajnë se shoferi i makinës që e përplasi të riun është në hetim për vrasje në rrugë. Në fillim të javës së ardhshme pritet që të kryhet një autopsi në trupin e pajetë të shqiptarit. I riu po kthehej në shtëpi.

Ai u përplas në një autostradë në zonën mes Sarno dhe Palma Campania. Së bashku me të ka qenë edhe person tjetër, sipas mediave italiane, pasi dyshohet se po arratiseshin nga një grabitje. Të dy këta persona, si viktima dhe i arratisuri, kishin kapuça.

Sipas të njëjtave burime i riu u përplas nga një makinë tip “Mercedes”. Aksidenti ishte shumë i fortë aq sa 36-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë.

Latest articles

Related articles