Krist Aliaj ditët e fundit është ndër banorët më të përfolur në Big Brother Vip, pasi ka kijuar shumë afrimitet me Kejsin, për të cilën ka shprehur edhe pëlqim.
Kristi dhe Kejsi janë afruar shuë gjatë ditëve të fundit. Mirëpo në rrjetet sociale po qarkullon lajmi se Kristi ka pasur një lidhje jasht. Ai mbrëm tha se është ndarë nga partnerja përpara se të hynte në shtëpi.
Megjithatë kjo deklaratë nuk kaloi pa u vënë re nga e dashura e tij që e priste jashtë, Zaza, e cila ka bërë publike mesazhet e fundit me të.
Në bisedën e zhvilluar në rrjetet sociale në 24 dhjetor të vitit të kaluar, duket se çifti i shpreh ndjenjat njëri-tjetrit me fjalë dashurie. Së fundmi ajo ka hedhur një “thumb” për Kristin duke e quajtur “gjarpër”.
“Ushqeje një gjarpër. Duaje një gjarpër. Respektje një gjatpër. Lutu për një gjarpër. S’ka rëndësi..ai sërish do t’ju kafshojë”, shkruan ajo në një postim.