Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO/ Hungaria nuk e jep “dritën jeshile”

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, deklaroi se mund të ketë vonesa për miratimin nga Budapesti për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Reuters raporton se kryeministri hungarez ka shprehur shqetësime dhe ka akuzuar të dy vendet për përhapjen e gënjeshtrave mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit në Hungari.

Ai tha gjithashtu se nevojiteshin më shumë bisedime midis grupeve parlamentare, përpara se ligjvënësit të votonin mbi ofertat e anëtarësimit.

Sipas një kalendari të punimeve të parlamentit, votimi përfundimtar mbi kërkesat e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë mund të bëhet në 6 mars.

Suedia dhe Finlanda paraqitën vitin e kaluar kërkesën për t’u bashkuar me aleancën transatlantike pasi Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës. Por që të bëhet anëtarësimi, duhet të ratifikohet nga 30 anëtarët e NATO-s dhe Suedia është përballur me kundërshtime nga Turqia për shkak të strehimit të atyre që Ankaraja thotë se janë anëtarë të grupeve terroriste.

Latest articles

Related articles