Nga Anila Hoxha
Mundohem te parkoj nentoke pa rene ne sy. Aty duhet te takoj nje nga kontaktet e mia , nje vajze qe jo vetem per shkak te bukurise , por per shkak te zgjuarsise, eksperiences ne nje kazino tjeter dhe anglishtes se rrjedhshme eshte punesuar ne kaziono.
Ajo me ka caktuar nje ore fikse , mbas te ciles mbaron turnin. Pres dhe nderkohe shoh nje njeri te deshperuar qe godet me shkelm kolonen e betonit. Me pas e shan me nje shqipe te ashper.
Pak metra larg tij dera plot drita te fton te fitosh miliona.
Nuk do isha ne asnje cast e tunduar , perderisa sa here flitet per lojrat e fatit, bixhozin dhe kazinote me kujtohet fati i nje te njohure . Nje grua ekselente , e diplomuar ne Itali, qe ne muajin e nente te shtatzanise gjeti ne krevat nje leter lamtumire nga i shoqi. Nga nje burre i sukseshem , ai perfundoi ne nje kumarxhi qe la cdo gje ate kohe, madje zeroi me mashtrim dhe llogarine bankare , qe gruaja e kishte hapur dhe po mblidhte para vecmas per te blere krevatin e te bijes. E per ti dhene lajmin se edhe parate e femijes se palindur i pat lene ne bixhoz, ky burre e njoftonte se ishte aq i keq sa nuk meritonte as vajzen qe do lindte dhe as dashurine e saj, ndaj po shkonte ti jepte fund jetes. E kam lexuar ate leter dhjetra here ate dite , me nje grua qe nuk dinte nese ishte apo jo gjalle partneri i saj, me nje grua qe nuk po e kuptonte se ky ishte mashtrimi i radhes derisa ai i hapi telefonin dhe serisht i kerkoi falje duke u pergjeruar.
Pas ketij rasti, sa here degjoj dicka te tille, kam frike dhe trishtohem për kedo që ngec aty
Ne nje nga castet e saj te zbrazjes se merzise me pati thene njehere se ai pat shitur cdo gje qe kthehej ne para. Madje edhe unazen e marteses. I kishte bere kala borxhet dhe shpikte armiq e semundje te pasherueshme
Tek kujtoj kete gje, vajza qe pres kalon si pa me vene re dhe me ben me shenje te vazhdoj ne distance pas saj. Ajo ka punuar ne te njejten kazino me 22 vjecaren keniane Joyn ( Xhoin) , qe erdhi mbas shoqeve te saj dhe u punesua si krupiere.
Pas luftes ne koma , vdekja e saj , vazhdon te prodhoje dhjetra pista, por asnje autor.
Shoqet e Xhoit , njera prej te cilave u largua dhe shfaqet intesive ne instagram kembengulin per emrin e nje mashkulli xheloz. Policia vrapon sa ne prokurori e sa ne gjykate, prej nga ku siguron kontrolle banesash, prej nga ku nuk gjendet asgje. Pergjimet shfaqin miq e te njohur te shqetesuar. Por asnje emer që do ti drejtohej gishti me prova!
Ne kazinone ne fjale lojtaret po pakesohen. Kazinote e tjera ne kryeqytet po perthithin me ritem te larte lojtaret, vipat u largua prej andej , apo dhe ata te vegjlit domethene ata qe humbasin pak para e lene pengje gjera te vogla si telefonin , oren, varesen.
“ Puna qe bente Xhoi si krupiere eshte me e veshtira, sepse e ke lojtarin perballe. Ai humbet, ai te shan, ti duhet te ruash qetesine- nis rrefimin vajza e kazinose. Krupieri punon 20 minuta, me pas ben 30 minuta pushim. Mundesite qe Xhoi te kete krijuar nje histori me nje lojtar jane te pakta. Sepse lojtari e ka mendjen tek parate, jo tek vajzat. Dhe pse na kane thene qe nuk duhet, nuk lejohet te krijojme histori ne e dime se edhe bukuria jone nevojitet per ti futur ne kllape. Por lojtaret e perseris e kane mendjen tek parate. Na kane trajnuar, ne e dime nga eksperienca se edhe kur lojtari qe eshte prioriteti yne , acarohet, shan me fjalet me banale mbasi po humbet, ne duhet te ruajme qetesine. Duhet te qeshim , te jemi te qeta e tu ofrojme shans qe ta provojne serisht – shprehet krupierja shqiptare.
Vajzat e kazinove si Xhoi , qe vishte pantallona dhe nje kemishe , qe te dyja pjese te uniformes ; si krupiere mbas 20 minutave bejne 30 minuta pushim. Derisa mbarojne turnin tete oresh.
Ne dhomen e pushimit , aty ato flasin me njera tjetren, me nje anglishte ne konfidence pershkruajne klientet, biznesmene, apo vipa. Por asnje emer sduhet te dalë prej andej. Kategorikisht jo.
Ato flasin anglisht ne ato caste dhe aty njohin njera tjetren, se kjo eshte nje pune si cdo pune edhe kur kane perpara dike qe falimenton brenda pak kohe. Ndonjeri flet anglisht ne te rrallë. Megjithese edhe disa nga ata lojtare kerkojne me teper vajza qe flasin shqip, mbasi nuk kuptojne asgje ne anglisht
Disa jane te ankthshem.
Disa te vrazhde.
Disa perdorues kokaine .
“ njehere pastruesja e kazinose erdhi mes nesh duke qare. Kishte qene duke pastruar banjen dhe fshiu pluhurin, qe kishte qene droge e nje lojtari, i cili sa ktheu kurrizin e pastaj pa banakun e tualetit te pastruar. Ajo e shkreta erdhi duke qare. Na erdhi keq.”- kujton e reja.
Po Xhoi i them , cfare bente? Krupieren -thote. Disa nga ne ishin te trajnuara te dallonin lojtaret me para, nga ata qe me nje klik harxhojne miliona. Se merr dot me mend sa para hidhen ne nje kazino -thote.
Xhoi – shton me tej ishte natyre e terhequr. Vishej shume bukur dhe e mbanim si vajzen me sharm. Nuk tregonte asgje per jeten e saj, megjithese ne e dinim se kompania e huaj e kishte sjelle ketu se bashku me shoqet. I paguante hostelin dhe transportin.
Si eshte te punosh ne kazino e pyes? Jeta ne kazino eshte e zymte per lojtaret- perserit neper dhembe. Duket me adreline , por eshte e zymte per ta. Slot attendand jane ca vajza te tjera qe jane te trajnuara per te futur ne kllape ata me para. Jane ne cdo kazino. Ne kazino nuk ka ore, na kane thene qe sduhet te mbajme ore, sepse lojtari nuk duhet ta kuptoje kohen qe iken. Ne kazino ska dritare. Ska dite . Nuk ka nate. Ka vetem njerez qe duhet te lene sa me shume para. Ne karrieren time , nje lojtar qendroi tre dite i mberthyer nga loja. Kati i pare eshte apex. Dhe i dyti po ashtu. I treti jane live. Aty ku punonte edhe Xhoi. Punojme tre turne , ne kazino nuk ka dite pushim. Pastaj ka dhe kaziono prive, jane ata qe luajne dhe duan qe te mbeten sekret- thote e reja
Cfare ndodhi kur mesuat per Xhoin e pyes.
– Mes nesh doli zeri qe e kishin perdhunuar.Qe kishte udhetuar ne jug te vendit pak dite perpara se te gjendej e flakur nga banesa. Qe shoqet e saj e dinin me ke shoqerohej. Pastaj erdhi policia dhe kane pyetur e shoqeruar cdo kend. Pak nga pak klientet po rrallohen “