Një kampion për bashkinë Sarandë, Alibeaj prezanton kandidatin e PD për kryetar bashkie, Skender Muço

Partia Demokratike ka zbuluar sot një tjetër kandidat për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Skender Muço është prezantuar sot me strukturat e degës, si kandidati për kryetar bashkie në Sarandë nën siglën e PD. Prezantimi u bë gjatë një takimi në Sarandë nga kryetari në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj.
Skender Muço, me profesion jurist, Mjeshtër Sporti në not dhe një nga figurat më të nderuar të Sarandës do të garojë për bashkinë e skajit jugor të vendit.
Muço është i njohur veçse si një sportist i madh, pjesë e një familje kampionësh në not, gjithashtu edhe për kontributin e tij qytetar, gjë që e bën atë një kandidat potencial për bashkinë.
Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve dhe prej disa vitesh një biznesmen i suksesshëm.
Skender Muço, është qytetar nderi i Sarandës, kontribuues që në themelim në Partinë Demokratike, si dhe ka qenë po si përfaqësues i PD në Këshillin bashkiak.

Latest articles

Related articles