Media ka mësuar detaje të reja për sherrin me thikë në Vlorë. Burime spitalore konfirmuan se 52-vjeçari Genci Serjani ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ai ka marrë 6 goditje me thikë në trup, ndërsa si autor i dyshuar i ngjarjes është arrestuar Armando Mustafa.
Paraprakisht mendohet se shkak ka qenë një grindje e çastit mes dy personave.
Ndërsa sipas policisë autori kishte konsumuar edhe alkool.