Banorët e katër fshatrave në Konispol kanë dal sot në protestë, pasi lundra që i lidh me Ksamilin është prishur prej 10 ditësh. Në këto kushte banorët kalojnë kanalin e Vivarit me varka.
Banorët e Konispolit kanë lidhje të pashmangshme me Ksamilin, për punë dhe shkollim. Mosfunksionimi i lundrës u ka shtuar atyre 40 km më shumë rrugë.
“E kemi të domosdoshme, e s’është problemi vetëm tani, është i vazdhdueshëm. Është me pagesë. Të gjitha lidhjet i kemi me Ksamilin. Ne kërkojmë një urë, sido që të jetë. Zgjidhja provizore ëshët një varkë, të tjerët me makinë i bien 40 km”- shprehe ata per Faxnews.
Banorët e këtyre fshatrave kërkojnë si një zgjidhje përfundimtare ndërtimin e një ure. Në këtë mënyrë ata do të shmangnin pagesat e përditshme për të kaluar lundrën, por edhe rrezikun që u kanoset banorëve sa herë lundra dëmtohet apo kanali ka prurje uji të larta.
Sipas banorëve atje lundra do të dojë edhe 10 ditë të tjera për tu bërë funksionale. Deri atëherë banorëve u rritet kostoja e transportit dhe rrezikojnë jetën me varka.