Idrizi thirrje shqiptarëve: Mos votoni Fredi Bejlerin, produkt i marrëveshjes Berisha-Dule


Kryetari i PDIU u ka bërë thirrje shqiptarëve që në zgjedhjet e 14 Majit, të mos votojnë kandidatin e koalicionit PD-PBDNJ, Fredi Bejlerin. Sipas politikanit Shpëtim Idrizi, nuk duhet të votojnë njeriun që bën edhe sot fushatë me flamurin e Vorio Epirit.

“PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha ti bëjmë thirrrje shqiptarëvë të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare”, shkruan Idrizi.

Latest articles

Related articles