Ish-kampioni i botës për peshat e rënda në boks, njëherazi kryebashkiak i Kievit, Vitaly Klitschko, ka publikuar një video teksa është duke drejtuar një tank Leopard 2 në Ukrainë.
Teksa drejton mjetin e rëndë e rëndë luftarak, Klitschko falenderon Gjermaninë dhe thotë se 1 vitë më parë as nuk e shkonte ndërmend se do të drejtonte një mjet të tillë.
“Faleminderit Gjermani! Faleminderit botë e lirë, për gjithçka që bëni për neve ukrainasit. Lavdi Ukrainës, lavdi heronjve”, tha Klitschko.
Gjithashtu ai shtoi: “24 shkurt, një vit më vonë. Nuk e mendoja kurrë një vit më parë se do të vozisja këtë ‘mace’. Një vit lufte në Ukrainë, një vit vuajtjeje dhe një vit për ta bërë vullnetin tonë më të fortë se kurrë, sikurse ky tank”, dëgjohet të thotë Klitschko në video.
Polonia njoftoi dje se ka dorëzuar në Ukrainë tanket e shumëkërkuara të tipit Leopard 2, për të cilën licencën e mban Gjermania.
Kujtojmë se Gjermania autorizoi përpara disa muajsh dërgimin e tankeve të saj Leopard 2 në Ukrainë.
Polonia njoftoi dje se ka dorëzuar në Ukrainë tanket e shumëkërkuara të tipit Leopard 2.
"Thank you, Germany! Thank you, the free world for all you do for us Ukrainians!" – world boxing champion Volodymyr @Klitschko tried out the Leopard tanks. pic.twitter.com/P7zPWj1cX7
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) February 25, 2023