Nga Indrit Vokshi
Pasi u braktis e u katandis me 200 vetë para parlamentit, Sali Berisha pranon se po e ndjek PAKICA.
U premtoi njerëzve në 2013 deri 2020: “Nuk shkel mbi vendimin e tim, nuk rikthehem kurrë” – e shkeli premtimin.
U premtoi ejani me mua se do të rivendos demokraci dhe votë në parti – ua vodhi votat edhe adoleshentëve të FRPD, ua vodhi edhe në “primare”, duke ua paracaktuar kandidatët, duke përjashtuar njerëz nga lista e votimit.
U premtoi rinovim të partisë – u katandis me rikthimin e të korruptuarve dhe gjobvënësve dhe shërbëtorëve mediokër.
U tha se po më ndoqët, do ta bëj PD-në më të fortë, më të hapur, më të bashkuar – e degradoi në më të dobët, më të mbyllur, më të përçarë.
U premtoi në 2021 se po e mbështetën, ai me Metën në shtator 2022 do ta rrëzojnë Ramën me protesta, sepse të tjerët nuk e rrëzonin pasi ishin të shitur – u katandis duke ndezur qirinj tek kryeministria dhe duke u thënë se revolucioni zgjat edhe 10 vjet.
Asgjë nga ato që ka premtuar, nuk i ka mbajtur.
Sot u thotë revolucionin e bën pakica. Të vetmet revolucione që bën pakica, janë ato si të vitit 1917 kur ushtria pakicë e Leninit pushtoi Pallatin e Dimrit dhe rrëzoi qeverinë. A do e bëjë ketë? ZERO SHANSE.
Atëherë çfarë ka? Thjesht po mban opozitën zvarrë dhe peng. Do paguajnë pak më shumë për protestën e 3 marsit për të shantazhuar gjykatën dhe do të vazhdojnë prapë zvarrë.
E Djathta Shqiptare duhet të gjejë forcën për të bërë politikë përtej dyshes Berisha-Meta dhe për të formatuar Të Djathtën e Re, pa background komunist.