Berisha minues i demokracisë me protestën kundër Gjykatës së Apelit për vulën e PD

Nga Indrit Vokshi

Ja ku e keni! I fton të protestojnë kundër Gjykatës së Apelit ditën kur gjykata do të shprehet. Habiten pastaj pse e akuzojnë për minues të demokracisë dhe pengues të drejtësisë?! Njëlloj siç me 15 janar 2012 shkoi për darkë tek shtëpia e Ilir Metës dhe lëshoi deklaratë nga dera e shtëpisë, si mesazh për gjykatën dy net para gjyqit të video-korrupsionit të Metës. Pastaj u habit kur ShBA i tha: ke mbrojtur aleatët e korruptuar.

E dinë shumë mirë se vendimi i Shkallës së Parë është I PALIGJSHËM. Gjyqtari Agron Zhukri dha dorëheqjen nga gjykimi sepse vete ai deklaroi: “Kam konflikt interesi, nuk më lejohet ta gjykoj” për shkak se ka pasur gruan asistente apo sekretare të SB. E detyruan të kthehet e të gjykojë në paligjshmëri dhe të japë vendim të paligjshëm, pa prova dhe në shkelje të ligjit. Disa thonë e shantazhuan, disa thonë i dhanë 700 mijë euro. Nuk e dimë taman shkakun që çoi në dhënien e vendimit të paligjshëm. Tani duan që paligjshmërinë ta mbrojnë me kërcënime kundër gjykatave.

Për këta shkelja e ligjit është e keqe vetëm kur e bën Edi Rama. Shkelja që bëjnë vetë quhet shkelje e lirisë dhe demokracisë. Sido që të jetë vendimi i Apelit, duhet pranuar, sepse sidoqoftë edhe i paligjshëm është moment i ndarjes përfundimtare me këta, leninistët blu, komunistët e maskuar si të djathtë..

Latest articles

Related articles