Vodhën pajisje mjekësore dhe një laptop, në pranga dy 35-vjeçarët

Policia ka vënë në pranga dy 35-vjeçarë me inicialet E.K dhe R.T. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë vjedhur dy valixhe me pajisje mjekësore dhe një laptop në Rrugën e Dibrës.
Priten informacione të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

“Tiranë

Vodhën një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, në një automjet, vihen në pranga dy autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjeve dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore, kanë ndaluar shtetasit:

– E. K., 35 vjeç, dhe R. T., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në Rrugën e Dibrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, në një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”

Latest articles

Related articles