Video:Një grup adoleshentesh konfliktohen fizikisht pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Pamjet brutale që kanë nisur të shpërndahen në rrjetet sociale, shfaqin një grup vajzash adoleshente që konfliktohen fizikisht mes tyre.

Nga pamjet dallohet që disa prej vajzave shtrijnë në tokë dhe dhunojnë bashkëmoshataren e tyre, ndërsa dëgjohen duke përdorur një fjalor banal.

E ndërsa vajzat zihen dhe lëndojnë njëra-tjetrën, shihet se disa djem dhe vajza që ndodhen fare pranë tyre, nuk ndërhyjnë, madje filmojnë skenën.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij konflikti, por pamjet janë komentuar me shqetësim në rrjet.

Latest articles

Related articles