Taulant Balla i përgjigjet Ahmetajt: PS nuk është zyrë avokatie për asnjë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e konsideron si skandalin më të madh financiar, privatizimin e OSSH-së te kompania CEZ.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u pyet gjatë një interviste për Euronews Albania, në lidhje me deklaratat e Arben Ahmetaj në një emision televiziv, ku ky i fundit i kërkoi kryeministrit Rama të mos bëj gjykatësin në lidhje me akuzat që aludohen ndaj tij.

Balla tha se qëndrimi i kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste ka qenë i qartë për këdo, se kjo forcë politike nuk është zyrë avokatie e atyre që shkelin ligjin.

“Unë nuk e di kontekstin në të cilën e ka thënë zoti Ahmetaj, pasi nuk e kam ndjekur. Edi Rama dhe PS që në fillim kanë mbajtur një qëndrim që është tejet i qartë, PS nuk është zyrë avokatie për askënd. Kjo është publike dhe me fakte. Ju e mbani mend dallimin mes PS-së dhe kundërshatrit tonë. Sa herë që ngrihej një akuzë ndaj një deputetiu apo kryebashkiaku të PD, Partia demokratike bënte gavetën dhe I çonte ushqimin, rasti I Xhelal Mziut”, tha Balla.

Latest articles

Related articles