Shqipëria ska Opozitë, ka një ish-qeveri që ikni ju të vijmë ne

Nga Indrit Vokshi
Shqipëria ska Opozitë, ka një ish-qeveri. Kjo ish qeveri pretendon se duhet të ikë qeveria e sotme dhe të vijë qeveria e djeshme.
Ky është ngërçi i krijuar në shoqërinë shqiptare. Prandaj njerëzit nuk janë entuziastë, nuk besojnë, nuk angazhohen. Ish-qeveria vetëm kërcënon. Shihni titujt në media, oferta e vetme janë kërcënimet. Qeveria tenton të kontrollojë SPAK për të mbrojtur korrupsionin e saj të sotëm. Ish-qeveria, korrupsionin e saj të djeshëm. Shqipëria peng i korrupsioneve.

***
Oligarkët janë armiqtë e Shqipërisë. Është domosdoshmëri të goditen fort dhe totalisht. Me fuqinë ekonomike, politike e mediatike të prejardhur nga korrupsioni, ata po manipulojnë popullin e po shkatërrojnë shtetin. Kanë kapur qeverinë, parlamentin, opozitën, median, madje edhe fenë.

***

Pluhuralizëm = Pluhuri i Ramiz Alisë

Pluhur-alizëm. Alizmi identifikon Alinë. Kemi thënë vetëm “hoxhizëm”, jo “alizëm”. Duhet përmendur edhe alizmi. Kur bërtasin për shkatërrim të pluralizmit, kanë parasysh pluhur-alizmin. Pluhurin që Alia i hodhi “demokracisë”. Sot akuzojnë Amerikën se po iu shkatërron pluralizmin. Në fakt Amerika ua imponoi edhe kaq pluralizëm sa patëm. Po të mos ua kishte imponuar Amerika, do të kishin vazhduar të gjithë në një parti, si në Kubë apo Kinë ku partitë e punës vazhdojnë sundojnë pa rivalitet. Ndaj kur flasin për shkatërrim të demokracisë e pluralizmit, ngjajnë humoristë.

Latest articles

Related articles