Sipas MeteoAlb, Shqipëria gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të jetë në dominimin e kthjellimeve, por gjithashtu në shtrirjen lindore do të ketë kalime të përkohshme të vranësirave të pakta.
Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat gradualisht të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku pritet që më të dukshme të jenë në orët e mbrëmjes në zonat veriore.
Por vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.