Felix: Ndihem i lumtur te Chelsea

Joao Felix kaloi gjatë merkatos së janarit nga Atletico Madrid te Chelsea.Portugezi është shprehur i lumtur në Londër gjatë një interviste të fundit ku tha se te “Blutë” ka më shumë liri në fushë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Pozicioni në të cilin luaj dhe mënyra se si luajmë te Chelsea është ndryshe nga mënyra se si luajtëm te Atleti, kam më shumë liri për të vënë në praktikë futbollin tim, për të qenë në maksimumin tim”, tha ai për Eleven Sports.Në fund Felix shtoi se ndihet i lumtur në “Stamford Bridge”.

“Po ndihem mirë këtu”, shtoi ai.

Latest articles

Related articles