Deputetja Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend, ka deklaruar se mazhoranca nuk ka të drejtë t’i mohojë opozitës të drejtën për komision hetimor në lidhje me skandalin McGonigal dhe përfshirjen në të kryeministrit Rama.
“Një grup deputetësh kanë kërkuar krijimin e komisionit për kontroll dhe monitorim mbi qeverinë. na u tha se Konferenca e kryetarëve ligji nuk është më në fuqi. Kjo është e pakonceptueshme. Një grup deputetësh nuk mblidhen dot të vendosin nëse një ligj është apo jonë fuqi.
Të drejtën për komisione nuk ia hiqni dot opozitës.
Nesër bëhet 1 vit nga agresoni rus në Ukrainë, nuk kishte asgjë më shumë Putini nga ajo që po ndodh këtu. Një fjalë për deputetet të cilat u shtynë nga Garda. kjo është e pakonceptueshme dhe të gjitha pavarësisht kahut duhet të reagojmë. ishte pamje shumë e shëmtuar. Do e thoja edhe po të ishin socialiste. por ju si zonjë duhet të merrni masa mbi atë që ndodhi. I kërkoj të gjithë ministreve dhe deputeteve në sallë të flasin”, ka deklaruar ajo.