Miliarderët shpeshherë janë edhe të frikshëm. ‘Të frikshëm’ për vet ndryshimet që sjellin në botë. Ata ndryshojnë gjithë financat, gjithë historinë.Në këtë postim po bejme një renditje për të gjitha figurat financiare që kanë shkaktuar terror në Wall Street.
Në vendin e peste – Bill Gates
Bill Gates është i njohur si njeriu më i pasur në tokë dhe si themeluesi i kompanisë gjigante, Microsoft. Nuk ishte teknologjia më e zhvilluar ajo që e bëri Gatesin dominues në treg por mendjemprehtësia e tij. Bill Gates formoi në treg një luftë të përmasave të mëdha.
Të gjithë investitorët ngelën pa fjalë kur Bill Gates po ndërtonte kompaninë më të fuqishme në botë. Edhe sot ai ka në formë rezervash miliarda dollarë, për ti përdorur ashtu siç t’ja thërras nevoja, në rastin e ndonjë konkurrence më të madhe në treg.
Në vendin e katërt– George Soros
Soros është përshkruar si pirat, dhe prandaj edhe është përbuzur në disa vende si Thailanda, Britania dhe Malaizia.
Ai njihet si një spekulator i kursit të këmbimit. Sorros është bërë një figurë e frikshme nga vendet të cilat kërkojnë të mbajnë të brishtë monedhën e tyre. Por Sorros është më shumë se spekulator.
Ai analizon me thellësi situatën e një vendi dhe gjen gabimet në vlerë; strategjitë politike tërheqin në veçanti vëmendjen e tij.
Një filantrop i zoti, ai kërkon të bëjë ndryshime të mëdha politike në një vend.
Ai vepron me monedhat për të ‘ndëshkuar’ një vend, i cili ndërmerr veprime politike në dëm të ekonomisë. Si rrjedhim i kësaj qeveritë detyrohen të bëjnë ndryshime të mëdha politike, që në të kundërtën nuk do ti bënin kurrë.
Qeveritë e kanë frikë ndërkohë që ai vepron në të mirë të qytetarëve.
Në vendin e tretë- Carl Icahn
Carl Icahn është sulmues i keq. Ai blen aksionet në kompani që kanë ulje të vlerës. Më pas formulon planin e tij për ti krijuar vlerë asaj kompanie ku ai bleu aksione- mendon si të rrisë të ardhurat e saj, si të ulë shpenzimet – dhe e kërcënon atë kompani me ‘luftë’ nëse nuk ndjek ‘këshillat’ e tij.
Nganjëherë aksionet e kompanive ku ai blen, kanë vlerësim, rritje në çmim vetëm prej reputacionit të tij. Carl Ichan tani punon për të krijuar vlerë për aksionerët e tij. Mjafton vetëm një mbledhje me përfaqësuesit e kompanisë ku ai blen aksionet, që gjithçka të marrë tjetër udhë.
Në vendin e dytë– John D. Rockefeller
John D. Rockefeller konsiderohet si figura më e ‘tmerrshme’ në financë. Ai ka qenë njeriu më i pasur në botë dhe tashmë renditet ndër më të pasurit në historinë moderne.
Kompania e tij, Standard Oil, ka kontrolluar 90% të tregut të naftës në amerikë. Rockfeller është bërë i famshëm nga strategjia e tij për të luftuar. Kështu ai i çonte konkurrentët e tij në falimentim dhe më pas blinte asetet e saj nga kreditorët.
Por ajo që e bëri atë me të vërtetë ‘të tmerrshëm’ ishte besimi i tij absolut në atë që bënte. Rockfeller ka fituar shumë edhe nëpërmjet ekonomisë së shkallës, së cilës ai i besonte shumë.
Në vendin e parë– J.P. Morgan
J.P. Morgan është një person i suksesshëm por jo në shkallën e Rockefeller ose Getesit. Ajo që e dallon Morganin nga të tjerët është strategjia e tij e pastër për të fituar.
Ai ishte një nga të vetmit që nënshkroi sigurimin e kompanive General Electric dhe International Harvester në kohën kur ekonomia amerikane ishte në rënie.
Momenti kur Morgan arriti kulmin e fuqisë ishte në kohën e krizës bankare në vitin 1907. Morgan siguroi të gjitha kompanitë dhe mblodhi gjithë bankierët duke i detyruar që të zgjidhnin krizën.
Në atë kohë krijohet edhe FED (Banka Qendrore Amerikane) me qëllim që kriza të tilla të mos ndodhnin më në të ardhmen.
Fjala ‘të tmerrshëm’ është adapte për këta burra. Emrat Gates, Soros, Icahn, Rockefeller dhe Morgan kanë fuqi financiare, dhe politike. Të gjithë kanë patur respekt por edhe njëkohësisht frikë nga këto emra, që kanë sjellë epoka të reja në historinë financiare botërore.