Humbet jetën 57-vjeçari në Durrës, dyshohet se kreu vetëvrasje (Emri)

Një 57- vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Durrësit.

Ka qenë ora 12:50, kur në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar për ndihmë mjekësore, shtetasi Bajram K. 57-vjecc, banues në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit.

Ai nuk ka mundur të mbijetojë. Paraprakisht mjekët kanë konstatuar se ai ka një hematomë në pjesën e qafës, ndaj dyshohet për vetëvarje.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Latest articles

Related articles