Bardhi debat me Nikollën: Po del në pension e s’ke lexuar akoma rregulloren e Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me kryetaren e Lindita Nikolla.

Bardhi në Kuvend është shprehur se Nikolla e ka për detyrë që të kthejë normalitetin në parlament, ndërsa shtoi se kjo e fundit nuk njeh si duhet rregulloren e Kuvendit.

“Deputet rrethohen me punonjës të gardës është shfaqja më e shëmtuar. Pse duhet të qëndrojnë të rrethuar deputetët e Kuvendit me punonjës të gardës së republikës. Mungesë totale e respektimit të rregullores nga ana juaj. Po del në pension dhe s’ke lexuar akoma rregulloren e parlamentit. Punonjësit e gradës hyjnë kur cenohet integriteti fizik i deputetëve.

A mund të më thoni se çfarë është rrezikuar? S’ka asnjë rregull që unë të flas në Foltore. Ti zonjë duhet të kthesh normalitetin në seanca plenare. Na vendos e një gardh këtu e ndaj PD me PS-në.’- u shpreh Bardhi.

Latest articles

Related articles