• Ndryshime ne ligjin per zhvillimin e territorit: Tabaku: Te rinjtë largohen se nuk blejnë dot shtëpi
• Ne Tirane 140 kompani kane marre 1.46 mld m² leje ndërtimi
• Përgjimet treguan se Ndragheta po ndërton ne Tirane dhe jo vetëm
• Skandal, inceneratori i Fierit ne hetim, personat marrin kredi 5 mln euro
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Jorida Tabaku ka propozuar disa ndryshime në lidhje me projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar”.
Në ndryshimet e propozuara nga Tabaku përfshijnë tre elemente, burimin e financimit kur aplikohet per një leje ndërtimi, elementi i dyte raporti i detajuar qe te jete objekt i hetimit tatimor, ne rast mosjustifikimi prona te konsiderohet ne hetim nga ligji Antimafia. “Në kuadër të paketës ligjore që unë kam prezantuar ky është ligji i fundit që unë kam propozuar ndryshime. Ligji ka ardhur si rezultat i punës hetimore tek Komisioni i Inceneratorëve.
Sot është fakt që Shqipëria ka fenomenin e pastrimit të parave. që ndodhet ne listën gri te pastrimit te parave. Raportet ndërkombëtare; raporti i DASH, raporti i Komisionit Europian deklarojnë se pastrimi i parave ndodh masivisht ne ekonominë shqiptare dhe nje nder sektorët ku ndodh me shume dhe ndihmon edhe rritjen e këtij fenomeni eshte ndërtimi, sidomos ne Tirane.
Raporti i Global Initiative Netëor, se fundi zbuloi se ne 141 leje, kompani qe morën leje ne Tirane, 59% e tyre nuk kishin burime financiare për te ndërtuar. Ndërkohë qe 60% e vlerës se këtyre ndërtimeve nuk është i deklaruar, nuk është ne sektorin bankar.
Kam patur një komunikim me Guvernatorin e Bankës se Shqipërisë, z.Gent Sejko dhe e kam pyetur zyrtarisht se cili është burimi qe përdoret për te ndërtuar ne Tirane dhe me ka thënë, burime alternative, jo nga sektori banka. Kjo do te thotë se nuk vijnë as nga bankat dhe as nga te ardhurat zyrtare te kompanive.
Besoj se deklarata qe ka bere prokurori i Përgjithshëm, Çela ka thënë ne Parlament, “ka ngritur duart dhe ka thënë se sot ndërtimi po pastron para dhe sidomos ne Tirane”. Kjo është dorëzim i shteti. Te thotë prokurori se “nuk kemi çfarë te bëjmë” apo “nuk ka mekanizma për te ndaluar këtë”. Sepse kushdo jep lejet në Tiranë është pjese e skemës. Këtu po ndodh diçka me përfshirjen në qytetin e Tiranës.
Në vitin 2021, numri i kompanive të ndërtimit është shtuar me 17%. Janë kompani me duar në xhepa, janë marrë me pare edhe me lojëra fati edhe me biznese te padeklaruara, por qe sot marrin leje ndërtimi etj.
Te ardhurat te këtij sektori, sipas INSTAT-it te qeverise arritën shifrën 329 mld leke, krahasuar me një vit me pare janë rritur me 20%.
Kur e gjithë ekonomia është ne rënie, e gjithë bota nuk ka aktivitet tregtar prej pandemisë dhe luftës, këtu tek ne ndërtimi njeh bum.
Kush i blen këto ndërtesa ne Tirane?
Kush i ben këto ndërtime ne Tirane?
Këto sot po shkatërron edhe tregun ne fakt sepse po krijon një pabarazi te jashtëzakonshme. Rritja e çmimeve sot po pengon pjesën me te madhe te qytetareve, shtresa e mesme, qe te blejnë nje banese, te zgjerojnë familje, etj.
Ne 9 mujorin e i 2022 sipërfaqja e dhene per ndërtim ne Tirane eshte 1.46 mld m². Shifër e jashtëzakonshme per potencialin qe ka Tirana, per popullsinë dhe strukturën ekonomike qe ne kemi. Niveli me i larte. Është niveli me i larte qe ka qene nder vite. Ndërtimi po rritet edhe si PBB. Ky nuk është zgjerim natyral. Sektorë qe kane mbajtur GDP-ne deri vite me pare, nuk janë me.
Interesat kriminale kane shkaterruar tregun.
Kam biseduar me Shoqatën e Ndërtuesve, bizneset tradicionale kane dale nga tregu. Kanë ardhur investitorë qe nuk dihet se kush janë. Sepse te japësh 140 leje me kompani qe nuk kane burime financimi prish tregun. Kjo qe po ndodh me pastrimin e parave dhe me Shqipërinë pjese e listës gri te pastrimit te parave, duhet te ishin kambanë alarmi.
Tre ndryshimet e propozuara:
Burimet e financimit qe te vendosen dy elemente qe bëjnë kontrollin.
Elementi i pare ne lidhje me burimin e financimit kur aplikohet per një leje ndërtimi. Kur aplikohet per leje, subjekti te paraqesë vlerën totale te investimit, sa do te mbulohet me burimet financiare te kompanisë, kredia dhe nenkontraktimi, kleringu etj.
Elementi i dyte, pas përfundimtare te ndërtimit te projektit te paraqitet një raporti i detajuar qe te jete objekt i hetimit tatimor, qe te gjitha te ardhurat te deklaruara te tregojnë n se bashku edhe burimet e financimit, per çdo gjë shtese ne gjykojmë te jete pjese e ligjit Antimafia, dhe te jete pronësi, pasuri e vendosur ne kushte korruptive dhe kriminale.
Ligji Antimafia nuk eshte përdorur nga qeveria edhe pse te gjitha instrumentet qe ju keni ngritur per te luftuar krimin e organizuar dhe paratë korruptive te mos penetrojnë ne ekonomie kane dështuarat, ndaj duhet te ngrihemi mbi interesat tona dhe te luftojmë, etj.
Problemi qe sot po përjetohet nga këto para kriminale qe sot po depërtojnë ne ekonomi eshte e papranueshme.
Arsyeja kryesore persë largohen te rinjtë apo pse nuk krijojnë familje, e kane te pamundur të blejnë shtëpi në Tiranë. Shtresa e mesme po largohet. Kjo me efekte afatgjata në ekonomi dhe demografi te popullsisë.
Kompanitë e ndërtimit ashtu si shume kompani të tjera operojnë duke mos pasur asnjë fond dhe asnjë të ardhur.
Te marrësh leje ndërtimi apo te marrësh nje kontrata koncesionare. E pakonceptueshme.
Inceneraotri i Fierit edhe pse në hetim, dhe kishte në kërkim të tre personat, te cilin ishin ata qe kishin marre kontrate korruptive, ka marrë kredi 5 mln euro. Kredi qe do paguhet nga Bashkia e Fierit. Kredi që tregojnë se personat që marrin leje publike, gara publike nuk i kanë fondet, vijnë me duar ne xhepa.
Mbështetni sipërmarrjen, pengoni ketij persona qe te hyjnë ne ekonomi dhe balancat qe ka tregu.