Paraditen e sotme këngëtarja Valbona Mema është larguar përfundimisht pas një muaji qëndrim nga shtëpia e BB Vip Albania.Për ndjekësit dhe banorët e shtëpisë,lajmin e dha Luizi ku komunikoi se për arsye shëndetësore familjare(jo personale) Valbona është detyruar të lërë lojën.Banorët janë shqetësuar dhe u shprehën të mërzitur,por Valbona nuk i takoi për të evituar një mërzi edhe më të madhe.
Ende nuk dihet kush familjar ndodhet në kushte jo të mira shëndetësore por dyshimet e para janë për vëllain të cilin vetë e ka përmendur në shtëpi.