Interi gjen akordin me titullarin

Hakan Çalhanoglu ka një kontratë që skadon në qershor të 2024-ës dhe turku jo pak herë e ka shprehur se është i lumtur në Milano, ku synon të vazhdojë karrierën me ngjyrat zikaltër.

Përshtatja e tij në regji në mungesë të Marselo Brozoviçit e ka kthyer në element kyç të skuadrës, sepse prej kohësh drejtuesit janë përqendruar në rinovimin e tij.

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, mes klubit dhe mesfushorit ka tashmë një akord për zgjatjen e kontratës me një rritje page përtej 5 milionë eurove në sezon që fiton aktualisht, por e gjitha pritet të bëhet zyrtare në mars, pas ndeshjes së dytë ndaj Portos, e cilado të japë verdiktin mbi fatin e zikaltërve në Champions League.

Latest articles

Related articles