Vetëm një ditë pas publikimit të videos së re ku shfaqet anëtari kryesisë së Partisë së Lirisë, Petraq Milo teksa dhunohet nga punonjësit e doganore të Muriqanit, dy policë malazezë kanë rënë në pranga.
Referuar mediave të shtetit fqinj, Prokuroria e Ulqinit ka lëshuar urdhër-arresti për dy efektivët, Nemanja Boljeviç dhe Dragan Shqekiç.
Këta të fundit dyshohet të jenë autorë të atij veprimi të paprecedentë ndaj ish-keshilltarit të Presidentit të ndodhur më 15 Janar në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan.
Në pamjet e bëra virale të dy punonjësit e policisë malazeze shfaqen teksa tentojnë të nxjerrin me forcë nga makina Petraq Milon, madje dhe e dhunojnë atë në sy të familjes së tij.
Ngjarja e regjistruar 1 muaj më parë, nxiti shumë reagim nga zyrtarët e Malit të Zi dhe partitë paralamentare.
Mes tyre ishte dhe Kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviç i cili ndër të tjera tha se për ngjarjen në fjalë janë marrë masa menjëherë pasi efektivët e policisë kanë kryer veprime përtej kompentencave të tyre.